Gjeografi:

Qyteti me ne jug te shqiperise i shtrire ne lugine me lartesie 300-400 metra mbi nivelin e detit


Afer kufirit, qyteti kufitar ne greqi Sagiada tre kilometra larg. Ne 2005 u hap pika kufitare e qafe botes

Konispoli ka 3.500 banore (2004); nje pjese e mire flet dialektin çamischen te tjeret dialektin ne vazhdim tosk. Nuk ka minoritare ne kete zone, megjithe politiken agresive greke.

Ekonomi:

Nje pjese e madhe e popullsise apo > 90% e saje punojne ne Greqi me nje page mesatare te 700 euro. Pra nje page e mire qe do te thote qe popullsia ka nje norme te mireqenjes te larte.

Vec punes ne emigrim popullesia e Konispolit ka dhe prona te vetat si dhe nje bujqesi dhe blektori te zhvilluar.

Fal pershtatshmerise gjeografike konispoli ka dhe nje tregeti te zhvilluar.

                                                 Konispoli
Qyteti i Konispolit shtrihet në skajin jugor të rrethit të Sarandës, në shpatin jug-perëndimor të malit të Saraqindit, në një ballkon natyror me lartësi 300m nga niveli i detit, nga ku dominon një hapsirë të detit jon: Kodrat e Stillosit, Çukën e Ajtoit, Fushën e Vrinës , Qytetin e Butrintit etj.
Konispoli është qendër bashkie dhe ka nën juridiksion fshatin Çiflik. Emri i qytetit është një toponim sllav, “konj”- “kuaj” dhe “polie”-“fushë” (fusha e kuajve). Toponime të tilla ka në të gjithe hapsirën shqiptare të mbetura që nga shek XIV , kur Perandoria Serbe e Car Stefan Dushanit pushtoi dhe kolonizoi shumë territore në Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe territore shqiptare.
Të tilla janë Velipojë, Zagorë, Tropojë , Doberdol, Gollobordë Podgorie, Pogradec, Berat, Çorovodë, Nikopojë etj.
Rrethina e konispolit ka qenë e banuar që në periudhën e Paleolitit të Mesëmme një vazhdimësi të jetës qytetare në të gjitha periudhat historike. Gërmimet arkeologjike , 3 km në perëndim të qytetit , në bregun e Sterrës, kanë cuar në zbulimin e 20 rrënoja banesash, një sterrë për ujë si dhe disa pitosa të gjetura në luginën e Vardharit, që i përkasi shek III p.k. Në kodrat e Nartës janë zbuluar rrënojat e një kalaje të shek XI p.k me sipërfaqe 1960 m2 , brenda së cilës gjenden gjurmët e katër banesave. Gjithashtu, në Lumbardha , në perëndim të qytetit , janë të ruajtura 7 banesa dhe disa varre të shek XII.
Konispoli përmendet për herë të parë në burimet e shkruara në shek e VIII-të. Në dokumentat osmane të vitit 1431 përmendet si fshat-skele me 26 familje , me një taksë vjetore prej 2267 akce, ndërsa në vitin 1582 kishte 321 familje.
Pas pushtimit turk shumë shqiptarë nga rajoni i Konispolit u larguan nga Shqipëria dhe u vendosën në fshatin Hore të arbëreshve në Sicili. Megjithëse kaluan shumë vjet ata nuk arritën ta mësonin mirë gjuhën italiane. Të shtyrë nga një ndjenjë e thellë patriotizmi dhe atdhedashurie, ata komunikonin në gjuhën shqipe. Për tju ardhur në ndihmë bashkëfshatarëve , të cilër “Kataklizmën” nuk e kuptonin në gjuhë të huaja, autori i vjetër arbëresh Lek Martenga(1567-1619) e përkëtheu këtë vepër në gjuhën shqipe. Ajo u botua në 1592me një leksik afro 450 fjalë , me 28 faqe dhe e shkruajtur me të folmen e camërishtes. “Kataklizma” është e para vepër , pas “Mesharit” të Gjon Buzukut, shkruar në alfabetin latin, por që mbart tiparet e të folmes të camërishtes.
Gjatë sundimit osman Konispoli mori tiparet e një vendbanimi oriental urban. Në shek XV u nderua pazari i shtruar me kalldrëm . Anash tij u ngritën më pas punishtet e zejtarëve , shtëpitë e tyre dy katëshe , kafenetë, restorantet dhe hanet. Gjatë shek të XIX qyteti mori një zhvillim më të madh urban, zejtar dhe tregtar. Në fillim të këtij shekulli qyteti kishte 400 shtëpi.
Konispoli ka traditë patriotike, arsimore dhe kulturore. Nga banorët, patriotë dhe përparimtarë të kësaj zone janë bërë përpjekje për përhapjen e arsimit , kulturës dhe gjuhës shqipe për celjen e shkollave nëpër fshatra etj. Në Konispol, prej fillimit të shek XVII dhe deri në vitin 1910 ka funksionuar një Medrese, me cikël 4- vjecar, që e ndiqnin rreth 70 djem nga qytetet dhe fshatrat e Çamërisë. Më 1910 u hap klubi kombëtarë dhe shkolla e parë shqipe , e cila u mbyll më 1911 dhe u rihap më 1916. Në vitin 1921 elemente përparimtare krijuan në Konispol shoqërinë “ Vllazëria Çame”. Banorët e Konispolit, para copëtimit të trojeve shqiptare, kishin marrdhënie dhe lidhje të ngushta farefisnore martesore dhe ekonomiko-tregtare kryesisht me banorët e fshatrave më të afërt të Çamërisë si: Sajadha, Koska, Lopsi, Spatari, Shqefari, Shulashi, si dhe me qytetin e Filatit. Që nga 1913 këto kufij kanë ngelur jasht kufijve politik të Republikës së Shqipërisë . Me fshatërat në veri , në të djathtë të lumit të Pavllës , konispolatët kishin lidhje fisnore dhe martesore të shpeshta me Pandalejmonin dhe lidhje më të pakta me fshatrat në perëndim të Delvinës. Banorët e kësaj zone i bënin pazaret cdo të enjte në Filat. Edhe pas vendosjes së kufijve të vitit 1913 lidhjet martesore dhe ekonomiko- tregtare u kufizuan, por nuk u ndërprenë. Këto lidhe u ndërprenë plotësisht pas vitit 1944, me shpërnguljen e dhunshme dhe spastrimin etnik të Çamërisë nga elementi mysliman dhe politika e vetizolimit që ndoqi regjimi komunist në Shqipëri.
Konispoli si qendër qytetare, u rrit dhe u zhvillua pas viteve ’50 të shek XX. Gjatë kësajë periudhe u ndërtuan godina disa katëshe të institucioneve social-kulturore, u asfaltuan dhe ndricuan rruget kryesore, të cilat ndjekin katet hipsometrike të vendosjes urbane të këtij vendbanimi. Midis tyre dallohen shtëpitë e bukura të shek të XIX , të shpërndara rreth pemishteve frutore dhe ullishtave.
Një rrugë e vjetër të con përpjet te sheshi i qytetit . Nga ana veriore e sheshit ngrihet nje monumend bronzi kushtuar viktimave came të shpërngulur pas Luftës së Dytë Botërore nga trojet e tyre në Çamëri.
Konispoli ka kryesisht një profil ekonomik bujqësor . Bujqësia , Blektoria dhe apikultura(rritja e bletve) janë të zhvilluara.

Nga Prof. As. Dr. Selman Sheme
Ma Arben Zeneli


Nga Ndricim Taka

Nga Ndricim Taka

 
Make a Free Website with Yola.